23:51 / E Diele, 25 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Wenger tregon se a do të jetë trajner i Arsenalit sezonin e ardhshëm

Shumë analistë anglezë e kanë kritikuar paraqitjen e Arsenalit, duke e quajtur një skuadër pa shtyllë kurrizore dhe të turpshme.

Por Wenger preferoi të shmangte fajin drejt arbitrave dhe VAR-it, duke pretenduar se goli i Vincent Kompany ishte në pozicion jashtë loje.

“U ndëshkuam nga goli i dytë që ishte në pozicion jashtë loje. VAR…është një mister për mua se si mund të shohësh përsëritjen e të mos e japësh pozicion jashtë loje”.

“Arbitri nuk dha kohën shtesë ashtu siç duhej. E pyeta se përse nuk na la të luanim më gjatë ai mu përgjigj se e dinte ai atë punë.”

Kur pyetet nëse do të jetë tek Arsenal sezonin tjetër, Wenger përgjigjet: Nuk i dihet…”

Temat: