Werder jep lajmin pozitiv për Rashicen
Reprezentuesi i Kosovës dhe futbollisti i Werder Bremenit, Milot Rashica, u detyrua të largohet nga fusha e lojës në minutën e 61-të të ndeshjes së fundit kundër Hoffenheimit.
Kjo pasi futbollisti nga Vushtrria nuk po ndjehej mirë. Rashica ishte startues në këtë ndeshje dhe asistues në golin e vetëm të skuadrës së tij.
Në minutën e 61-të, kosovari u zëvendësua nga Claudio Pizarro, pasi mori trajtim mjekësor në fushë. Pas ndeshjes, edhe trajneri Florian Kohfeldt e kishte zbuluar gjendjen e Rashicës.
✅ @milotrashica gets the all clear, no news on @TheoGS23 and #Kruse ❓
— SV Werder Bremen EN (@werderbremen_en) May 13, 2019
? https://t.co/edtsrSUIVA#werder pic.twitter.com/RmbGOYYEUz
“Miloti kishte vjellë para ndeshjes në zhveshtore, ai duket se kishte ngrënë diçka të gabuar. E megjithatë ai ka luajtur rreth 60 minuta dhe ka vënë veten në shërbim të ekipit”, kishte thënë trajneri gjerman.
Në paraditën e sotme, Werder Bremeni ka njoftuar për të rejat e fundit nga seanca e sotme stërvitore.
Në mes të tjerash, klubi gjerman ka bërë të ditur se Rashica i është kthyer stërvitjeve.
“Stërvitja është e hapur. Ne na janë bashkuar Milot Rashica dhe Martin Harnik. Ndërsa mungojnë Max Kruse, Theo, Fin dhe Philipp”, shkruan Werder Bremen në ‘Twitter’.
Martin #Harnik and @milotrashica are back in training today ?
— SV Werder Bremen EN (@werderbremen_en) May 15, 2019
Max #Kruse, @TheoGS23, Fin #Bartels and Philipp #Bargfrede miss out ❌#werder pic.twitter.com/nzSwK4XaTR
Ndryshe, Werder Bremeni është duke e kërkuar zonën evropiane, teksa gjendet dy pikë larg vendit të shtatë, kur ka mbetur edhe një xhiro deri në përfundim të edicionit.