18:10 / E Premte, 22 Maj 2020 / indeksADMonline

Werderi i Rashicës në krizë financiare, kërkon ndihmë edhe nga shteti

Werder Bremen po përballet me një krizë ekonomike, përveç krizës së rezultateve në Bundesligë.

Ekipi i Milot Rashicës po kalon një moment mjaft të vështirë, ndërsa duket se ka kërkuar dhe ndihmën e shtetit.

Der Spiegel shkruan se drejtuesit e klubit kanë kërkuar të marrin një hua financiare për të përballuar këtë moment të vështirë.

Një zyrtar i klubit i paidentifikuar tregoi se është gati marrëveshja mes palëve.

Werder Bremen nuk është i vetmi klub në Bundesligë që po mendon të marrë një hua financiare.

Werderi duket në vështirësi të mëdha, pasi dhe mund të bjerë nga Bundesliga këtë sezon, ndërsa rrezikon shumë, pasi rezultatet futbollistike janë skandaloze./IndeksOnline/