17:53 / E Shtunë, 20 Gusht 2022 / Gj. Sh

Werderi përmbys rezultatin prej dy golave ndaj Dortmundit në minutat shtesë (VIDEO)

Borusia Dortmund ka pësuar humbje 2-3 në shtëpi nga Werder Bremen, në javën e tretë të Bundesligës.

Werder ishte duke pësuar humbje 2-0 deri në minutën e 89-të, dhe përmbysi rezultatin brenda gjashtë minutave, shkruan IndeksOnline.

Goli i parë në ndeshje u shënua nga Julian Brandt, i cili shënoi pas një goditje nga largësia në në minutën e fundit të pjesës së parë. 

Raphael Guerreiro dyfishoi epërsin e Dortmundit pas një supergoli në minutën e 77-të.

Golat e bukur në këtë takim nuk kishin të ndalur.

Lee Buchanan ishte ai i cili nisi rikthimin e Werder Bremen në minutën e 89-të me një supergol.

Mysafirët nuk u ndalën me kaq dhe shënuan edhe dy gola të tjerë për ta përmbysur rezultatin.

Niklas Schmidt barazoi gjithçka në 90+3, ndërsa golin e fitorës e shënoi Oliver Burke në minutën 90+5.

Kjo ishte fitorja e parë e Werder Bremenit në këtë edicion pas dy barazimeve në ndeshjet e para, kurse për Dortmundi pas dy fitoreve ndaj Leverkuseit dhe Freiburgut, shijoi humbjen e parë në këtë sezon.

Gjatë ditës së sotme në Bundesligën gjermane janë luajtur edhe katër ndeshje të tjera dhe janë arritur këto rezultate:

Augsburg 1-2 Mainz,

Leverkusen 0-3 Hoffenhaim,

Stuttgart 0-1 Freiburg dhe

Wolfsburg 0-0 Schalke 04.

Ndeshja e fundit për ditën e sotme mes Uninon Berlinit dhe Leipzigut nis në ora 18:30./IndeksOnline/