Werner i ofrohet Real Madridit, por ka një problem

Timo Werner mund të bashkohet me skuadrën e Real Madridit.
Ylli gjerman i është ofruar si mundësi skuadrës nga Madridi, shkruan Indeksonline.
Sipas El Larguero, Chelsea ia ka ofruar lojtarin Realit si mundësi për ta transferuar.
Werner ka qenë i lidhur fortë me një lëvizje jashtë Anglisë pas dy sezoneve jo shumë të mira te blutë.
Por një transferim i tillë duhet ta mundoj gjermanin pasi është shumë e vështirë të zë vend në skuadër. /IndeksOnline/