23:01 / E Mërkurë, 07 Qershor 2023 / Gj. Sh

West Ham fiton trofeun e Conference League në “frymën e fundit”

West Ham është fitues i Conference League, për sezonin 2022/2023.

Skuadra angleze mposhti në finale Fiorentinën me rezultat të ngushtë 2-1, shkruan IndeksOnline.

West Ham ishte e para e cila kaloi në epërsi me golin e shënuar nga Benrahma, i cilu u tregua i sakt nga penalltia në minutën e 62-të.

Gëzimi i tyre zgjati vetëm pesë minuta, pasi Bonaventura barazoi shifrat në 1-1.

Kur të gjithë po prisin minutat e kohës shtesë, në skenë doli Jarrod Bowen, i cili me golin e tij në minutën e 90-të, i dha fitoren West Hamit dhe fitimin e Conference League./IndeksOnline/