20:53 / E Hënë, 20 Qershor 2022 / Gj. Sh

West Ham nuk heq dorë për Armando Brojën

Sulmuesi i kombëtarës së Shqipërisë, Armando Broja, është objektivi kryesor për sulmin i ekipit anglez West Ham United.

Gazetari italian, Gianluca Di Marzio, ka raportuar se West Ham janë gati ti ofrojnë Chelseas 35 milionë euro për transferimin e sulmusit Shqiptar, transmeton Indeksonline.

Armando Broja në sezonin e kaluar ishte i huazuar te skuadra e Sauthempton.

Paraqitjet e mira të tij bënë që shumë skuadra të interesohen për transferimin e tij.

Chelsea po ngurron ta shesë Brojën dhe do ta përfshijë në planet e sezonit të ri, së paku deri në janar të vitit të ardhshëm.

Edhe sulmuesi shqiptar po ashtu po e kërkon qëndrimin në “Stamford Bridge” dhe dëshiron t’i bindë të gjithë për cilësitë që posedon./Indeksonline/