16:36 / E Hënë, 06 Dhjetor 2021 / AR

WhatsApp lançon opsionin e ri për ‘mesazhet që zhduken’: Si ta aktivizoni

Përdoruesit e WhatsApp tani mund të zgjedhin që t’i ‘zhdukin’ mesazhet e reja që dërgojnë apo që i marrin.

Ky aplikacion i cili përdoret më mbi 2 miliardë njerëz, sot prezantoi një opsion që lejon përdoruesit të aktivizojnë funksion kalimtar si parazgjedhje për bisedat e reja, transmeton Indeksonline.

WhatsApp po u jep përdoruesve mundësinë që mesazhet e tyre të zhduken pas 24 orësh e 90 ditësh, përveç periudhës shtatë ditorë që u prezantua vitin e kaluar.

Shefi ekzekutiv, Mark Zuckerberg përmes një postimi në ‘Facebook’ shkroi se jo të gjitha mesazhet duhet të qëndrojnë përgjithmonë.

Ne po nxjerrim një opsion të ri të mesazheve që zhduken në WhatsApp sot, kështu që ju do të jeni në gjendje t’i bëni të gjitha bisedat e reja të zhduken si parazgjedhje pas 24 orësh, 7 ditësh ose 90 ditësh. Jo të gjitha mesazhet duhet të qëndrojnë përgjithmonë”, shkroi ai.

Si të aktivizoni veçorinë e Mesazheve në Zhdukje:

Hapni bisedën WhatsApp.

Prekni emrin e kontaktit.

Prekni Mesazhet që zhduken.

Nëse kërkohet, prekni VAZHDO.

Zgjidhni Aktiv.

Si të çaktivizoni funksionin e Mesazheve të Zhdukura:

Pasi të çaktivizohet, mesazhet e dërguara në bisedë nuk do të zhduken më.

Hapni bisedën WhatsApp.

Prekni emrin e kontaktit.

Prekni Mesazhet që zhduken.

Nëse kërkohet, prekni VAZHDO.

Zgjidhni Joaktiv./Indeksonline/