23:43 / E Enjte, 28 Prill 2022 / MSH

WhatsApp me probleme, bie funksioni i aplikacionit në disa vende

WhatsApp ka thënë se po përjeton “disa probleme” pasi më shumë se 40,000 njerëz në Mbretërinë e Bashkuar raportuan probleme me shërbimin e mesazheve.

Që nga ora 21:59, gjithsej 41,095 ndërprerje ishin regjistruar nga shërbimi i monitorimit të faqes në internet, Downdetector.

Faqja tregoi se problemet me aplikacionin filluan diku rreth orës 21:00.

Defekte të tilla janë vënë re anekënd Mbretërisë së Bashkuar.