11:05 / E Hënë, 14 Qershor 2021 / AD

WhatsApp sjell dy ndryshime në reja në aplikacion, që do t’ju kursejnë kohë në bisedat tuaja

WhatsApp vjen me një përditësim të ri, për përdoruesit e Android dhe iPhone, që synon t’ju kursejë kohë.

Nëse miqtë e shoqërojnë një tekst dhe me mesazh zanor, ju do të keni mundësi të ndryshoni shpejtësinë me të cilën luhet audio. Pra, nëse nuk keni shumë kohë, por doni ta dëgjoni mesazhin zanor, ju do të mund të shpejtoni me 1.5 ose 2 herë audion.

Kjo do bëhet nëse ju e përzgjidhni si opsion, pasi WhatsApp do të vazhdojë të përdorë si opsion kryesor, shpejtësinë normale, me të cilën është regjistruar audioja.
Nëse mesazhet zanore janë dërguar njëri pas tjetrit, aplikacioni do të luajë automatikisht njëra pas tjetrës, pa qenë nevoja për ndërhyrjen tuaj.

Përditësimi i dytë është simboli “@” që shfaqet në listën e të gjitha bisedave në vazhdim në aplikacionin tuaj, sa herë që dikush ju ka përmendur me emër (duke përdorur simbolin @ në mesazhin e tyre) ose i është përgjigjur njërit prej teksteve tuaja. Nëse keni një numër të madh bisedash aktive në grup, kjo është një mënyrë e dobishme për të gjetur sa më shpejt mesazhet, për të cilat keni interes.