21:03 / E Enjte, 27 Shtator 2018 / indeksADMonline

Wilder – Fury, konfirmohet data e meçit të shumëpritur

Deontay Wilder do të duhet ta mbrojë titullin e kampionit të botës në peshat e rënda (WBC) ndaj Tyson Furyt më 1 dhjetor në ”Staples Center” në Los Anxhelos, Kaliforni.

SHOWTIME Boxing, që do ta organizojë këtë meç në Shtetet e Bashkuara, zyrtarisht e ka njoftuar lajmin:

Gjithashtu, këtë e ka bërë edhe transmetuesi britanik, BT Sport:

Wilder do të duhet ta mbrojë titullin e peshave të rënda për herë të tetë pasi këtë e bëri edhe në vitin 2015 ndaj Bermane Stiverne.

Fury që prej atëherë ka regjistruar dy fitore radhazi ndaj Sefer Seferit dhe Francesco Pianetas.

Vetë amerikani i pamposhtur e ka konfirmuar meçin me Furyn.

”Dy më të mirët e peshave të rënda do të sfidojnë me njëri-tjetrin, për meçin më të mirë, duke u dhënë njerëzve atë që duan”, tha ai për PBC./IndeksOnline/