10:57 / E Diele, 31 Tetor 2021 / MSH

Wilfried Zaha poston mesazhet raciste që i dërgohen

Wilfried Zaha ka qenë subjekt i abuzimeve raciste në rrjetet sociale, pas fitores së Crystal Palace ndaj Manchester Cityt.

Zaha shënoi golin e hapjes, teksa Palace fitoi 2-0 në Etihad të shtunën.

Lojtari i Fildishtë u përfshi në incidentin që shpalli mbrojtësin e Cityt, Aymeric Laporte, të përjashtuar, për një faull profesionist, shkruan SkySports.

Zaha shfrytëzoi Instagramin të shtunën mbrëma për të postuar fotografi të një numri mesazhesh raciste që kishte marrë në rrjetet sociale, pas përfundimit të ndeshjes.

“Ky mesazh nuk është për mua që të marr një milion mesazhe duke thënë “Ne jemi me ty” dhe është e neveritshme, apo për mua që të marr simpati”, ka postuar Zaha në historinë e tij në Instagram.

Ai ka thënë se nuk e ka problem abuzimin dhe se është krenar që është afrikan.

“Nuk e kam problem abuzimin sepse në ditët e sotme vjen me kryerjen e punës që bëj edhe pse nuk është një justifikim, ngjyra ime do të jetë gjithmonë problemi i vërtetë, por është mirë sepse do të jem gjithmonë I ZI DHE KRENAR!”

“Më fol kur ta marrësh seriozisht këtë çështje.”

Zaha ka kërkuar më parë që të ndërmerren “veprime të forta” kundër atyre që janë gjetur përgjegjës për abuzime raciste.