Williams mund të përballet me Federer në Hopman Cup
Serena Williams pritet të përballet me Roger Federer në garën e saj të parë të vitit të ardhshëm kur SHBA-të të përballen me Zvicrën në Hopman Cup në ”duelin e përzier”.
Williams, 37-vjeçare, nuk ka luajtur që nga humbja kontraverse e US Open nga Naomi Osaka në shtator.
23-fituesja e Grand Slam e ka partner Frances Tiafoe, derisa Federer dhe Belinda Bencic do të synojnë mbrojtjen e titullit.
Cameron Norrie dhe Katie Boulter do ta përfaqësojnë Britaninë e Madhe në Perth./IndeksOnline/