09:20 / E Mërkurë, 21 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Willian: Ishim të pafat, merituam fitore (Video)

Lojtari i Chelseat, Willian ishte më i miri i ndeshjes së mbrëmshme kundër Barcelonës.

Anësori brazilian shënoi një super gol, dhe goditi dy shtylla, në barazimin 1 me 1 kundër Barçës, shkruan IndeksOnline.

Pas ndeshjes, Willian tha se ishin të pafat në këtë takim, pasi gjithçka ishte duke shkuar mirë për Blutë e Londrës.

“Ishte një ndeshje e mrekullueshme, ishim të pafat, merituam fitore. Por, Barcelona është një super ekip dhe nuk është e lehtë të luash ndaj tyre. Mendoj se ende kemi shansa, rezultati është i hapur. Jam i lumtur për golin, gjithmonë tentoj të shënoj gola, isha afër hetrikut”.

Ndeshja e kthimit mes Barcelonës dhe Chelseat zhvillohet më 14 mars në “Camp Nou”./IndeksOnline/