16:05 / E Hënë, 06 Gusht 2018 / indeksADMonline

Willian thyen heshtjen, tregon se cili klub kishte bërë ofertë zyrtare për të

Sulmuesi i Chelseat, Willian ka zbuluar pasdite se gjithnjë e ka bërë të qartë se dëshiron të mbetet në klub këtë verë, pavarsisht interesimit të konfirmuar nga kampioni i La Ligas, Barcelona.

29-vjeçari ka qenë te Chelsea që nga viti 2013, kur ai u transferua në ”Stamford Bridge” nga klubi rus, Anzhi Makhachkala, shkruan IndeksOnline.

Dhe braziliani është shëndërruar në njërin prej lojtarëve më krucial të ‘Të Kaltërve” duke bërë mbi 200 paraqitje në pesë sezone te klubi londinez.

Sezoni i kaluar ishte jo i frytshëm për ish-anëtarin e Shakhtar Donetsk, teksa Willian bëri 55 paraqitje si dhe shënoi 13 gola dhe dhuroi 12 asistime.

Megjithatë, kohëve të fundit ai ka qenë i lidhur me një transferim te Barcelona.

Dhe duke folur në një intervistë me ESPN, Willian më në fund e theu heshtjen pas interesimit të Barcelonës për shërbimet e tij.

”Jam lojtar i Chelseat. Unë gjithnjë e kam bërë të qartë se dua të qëndroj në klub”.

”Klubi i vetëm që zyrtarisht bëri ofertë për mua ishte Barcelona. Por, unë e kam kokën time këtu dhe synoj të vazhdoj në klub, derisa ata të mos më shesin”./IndeksOnline/

Willian Chelsea