Willianit i humb pasaporta, nuk kthehet në Chelsea!
Anësori brazilian ende nuk iu është bashkuar skuadrës së Chelseas.
Willian i cili gjatë kësaj jave është dashur të rikthehet në stërvitje nga pushimi, në mënyrë që të jetë i gatshëm për Super Kupën e Anglisë, ka mbetur ende në Brazil, shkruan IndeksOnline.
29-vjeçari është lajmëruar nga Brazili, duke thënë se i ka humbur pasaporta dhe deri në vikend nuk ka gjasa që të aterojë në Londër.
Willian po kërkohet nga disa skuadra dhe me sa duket nuk e do më kthimin te Blutë e Londrës.
Lojtari iu bashkua Chelseas në vitin 2013. Ai në pesë sezone zhvilloi afro 200 paraqitje dhe shënoi 35 gola./IndeksOnline/
Chelsea have no immediate concerns about Willian, who informed the club ahead of time that his return would be delayed by passport issues #cfc
— Liam Twomey (@liam_twomey) July 31, 2018