10:48 / E Shtunë, 30 Qershor 2018 / indeksADMonline

Wilshere nesër do të zyrtarizohet te skuadra e re, befasi e madhe se ku do të luaj

Ish-mesfushori i Arsenalit Jack Wilshere do të nënshkruajë një kontratë tre-vjeçare me klubin turk Fenerbahçe.

Kontrata e 26-vjeçarit do të përfundojë këtë të diel, domethënë se do të jetë lojtar i lirë që nga dita e nesërme.

Por, agjenti i tij ka arritur një marrëveshje në parim me gjigantin turk që pritet të bëhet zyrtare nesër.

Mesfushori anglez do të tentojë që të siguroi Ligën e Kampionëve me Fenerin pasi që do të jenë pjesë e ndeshjeve kualifikuese për këtë garë./Indeksonline/