Zyrtare: Shkarkohet trajneri i njohur
Trajneri holandez Phillip Cocu është shkarkuar nga detyra e tij si kryetrajner te Fenerbahçe pas një humbje tjetër 3-1 ndaj Ankaragüc.
Në një deklaratë të shkurtër, klubi turk njofton zyrtarisht se ka shkëputur kontratën e holandezit, shkruan indeksonline.
“Trajneri i skuadrës sonë të parë Phillip Cocu është larguar sonte”, ka thënë në njoftim Fenerbahce.
47 vjeçari u bashkua me Fenerbahcen në muajin qershor ndërsa ka kaluar formë të dobët në superligën turke, ku pas 10 ndeshjesh është në pozitën e 15-të. /IndeksOnline/