16:11 / E Hënë, 02 Korrik 2018 / indeksADMonline

Wimbledon: Federer e nis me fitore (Video)

Roger Federer e ka nisur me fitore Grand Slamin, Wimbledon.

Tenisti numër dy në botë, Federer mposhti 3 me 0 në sete (6-1, 6-3 dhe 6-4), tenistin nga Serbia, Dusan Lajovic, shkruan IndeksOnline.

Me këtë fitore Federer kalon fazën e 1/64 së finales për t’u kualifikuar në 1/32 e finales.

Zvicerani duhet pritur takimin mes Lacko dhe Bonzi për ta mësuar kundërshtarin e radhës./IndeksOnline/