15:01 / E Martë, 20 Mars 2018 / indeksADMonline

Wolff: Është herët për t’i thënë favorit, WO9 është ende i pavërtetuar

Shumë herët për ta thirrur favorit, thotë Wolff, shefi i Mercedesit.

Bosi i Mercedes, Toto Wolff thotë se do të ishte e rrezikshme të mendohej se kampionët e botës janë favoritë për titull.

Pavarësisht se Ferrari dhe Red Bull treguan forcën në testimet e para të sezonit, Merecedes shfaqi ritmin më të keq gjatë këtyre viteve .

Kjo ka lënë të kuptohet se në njëfarë mënyre, Mercedes nuk duket favoriti kryesor për sezonin e ri 2018.

“Të dy shoferët tanë duken të kënaqur me makinën e re, por ende nuk dihet kush është favoriti. Është herët për të thënë se kush do të jetë kampioni. Di të them se do të jetë një luftë tre-palësh mes nesh, Ferrarit dhe Red Bullit”, ka thënë shefi i Mercedes.

Kampionati Botëror i Formula 1 fillon më 25 mars, me garën e parë që zhvillohet në Australi, Melbourne Grand Prix Circuit./IndeksOnline/