11:21 / E Mërkurë, 24 Shkurt 2021 / Blerim

Woods ishte duke vozitur shpejtë, e shpëtoi rripi i sigurimit

Sportisti më i pasur në botë, Tiger Woods, pësoi një aksident të rëndë.

Lojtari i golfit, pati një aksident të martën në mëngjes (sipas orës lokale) në jug të Los Angelosit. Makina e tij u rrokullis disa herë, transmeton IndeksOnline.

Një zëdhënës i Departamentit të zjarrfikësve tha: “Ai është në gjendje të qëndrueshme, por ka dëmtime serioze”

Sipas informacioneve nga mediat e huaja, Woodsi ishte duke ngarë shpejt, dhe ishte rripi i sigurimit që ia shpëtoi jetën.

Agjenti i vjetër i Woodsit, Mark Steinberg tha për “Gold Digest”-in se legjenda ka lëndime të mëdha në këmbë./IndeksOnline/