16:15 / E Premte, 08 Mars 2019 / indeksADMonline

Wow, shikojeni kush është kthyer në fushë, pas gati një vit lëndimi

Gati pas një vit mungese në fushë, sot është rikthyer superylli anglez, Alex Oxlade Chamberlain.

Futbollisti i Liverpoolit ka luajtur vetëm 40 minuta në ndeshjen e rezervave ndaj Derby Countryt.

Chambo është parë në formë të mirë fizike pas rikthimit, por që për ta rikthyer në formë gradualisht, mjekët sygjerun zëvëndësimin e tij në minutën e 40-të.

Mesfushori anglez ishte lënduar në prillin e vitit të kaluar në ndeshjen e Ligës së Kampionëve ndaj Romës.

Klopp i ka premtuar Chambos minutazh këtë edicion edhe në skuadrën e parë të Liverpoolit./Indeksonline/