Xabi Alonso do të debutojë sot si trajner
Xabi Alonso është duke u rikthyer në Real Madrid për ta filluar një aventurë të re si trajner në akademinë e klubit.
Të martën, sot, ish-ylli i ”Los Blancos” do të jetë në krye të Infantil A, skuadër e të rinjëve madrilen, në ”Valdebebas”.
Ai nuk është ish-lojtari i vetëm i Realit që përfshihet në stafin teknik të akademisë së klubit, transmeton IndeksOnline.
Edhe Santiago Solari dhe Raul Gonzalez iu bashkuan hierarkisë së klubit, duke drejtuar Real Madrid Castillan, respektivisht Cadete B.
Të dy, Alonso dhe Raul i kanë kryer kurset e UEFA-s për trajner në maj dhe tani duhet ta drejtojnë ndonjë ekip të grupmoshave të reja para se ta shijojnë statusin e trajnerit.
Më pas, të dy spanjollët do të lejohen që ta drejtojnë ndonjë skuadër të nivelit të lartë./IndeksOnline/