10:48 / E Premte, 04 Maj 2018 / indeksADMonline

Kjo është arsyeja pse Raul stërviti me skuadrën e Tottenham

Skuadra e Premier Ligës, Tottenham, mirëkpriti ish futbollistin Raul Gonzales në kompleksin e tyre të trajnimit në Enfield.

Spanjolli i cili ka pasur një karrierë mbrësëlënëse me shumë trofe në Real Madrid, ishte dikur sulmuesi më i frikshëm në planet, me mbi 300 gola të shënuar.

Por, këtë të enjte në mëngjes, Raul po mbante një këmishë trajnimi të Premier League.

Skuadra e Londrës së Veriut e mirëkpriti Raulin, i cili thuhet se është duke u trajnuar si pjesë e një trajnimi për profesionin e tij të ardhshëm, që është të bëhet trajner i një klubi profesional futbolli. /IndeksOnline/

Temat: