Dhëndrri i Kosovës niset drejt Barcelonës, do të kryejë vizitat mjekësore
Karim Adeyemi është gati të bëjë hapin e madh në karrierë.
Gjermani, do të bëjë transferimin e tij te Barcelona, ku shihet si përforcim në repartin e sulmit.
Adeyemi, pas pushimeve në Shqipëri tashmë ka marrë rrugën drejt Barcelonës së bashku me rep-artisten nga Kosova, Loredana ku do të kryejë vizitat mjekësore para se të nënshkruajë kontratën e tij.
Barça, kujtojmë se pagoi 29 milionë euro për shërbimet e gjermanit, në një kontratë pesëvjeçare./IndeksOnline/

