Festë e çmendur në Kairo, yjet e Egjiptit priten me fishekzjarre
Kombëtarja e Egjiptit pati një Kampionat Botëror të shkëlqyer.
“Faraonët”, arritën pozicionimin më të mirë të tyre duke u kualifikuar në 1/8-tat e finales.
Ata ishin edhe afër çerek-finales, ku deri në minutën e 84-të ishin duke prirë ndaj kampionit, Argjentinës por disa vendime të çuditshme nga Letexier e penalizuan këtë kombëtare, ku më pas “Albiceleste” përmbysi dhe doli fituese në fund me rezultat 3-2.
Ndërsa gjatë mbrëmjes së sotme, Egjipti mbajti paradën e saj me autobus brenda stadiumit në Kairo ku u pritën si heronjë nga tifozët.
Ata më pas u pritën edhe me fishekzjarre, duke e bërë festën e tyre edhe më të çmendur./IndeksOnline/

