23:32 / E Martë, 16 Prill 2024 / MSH

Xavi: Arbitrit i thashë se ishte katastrofë

Sikur s’i mjaftonte disavantazhi dhe kartoni i kuq i Araujos që në minutën e 29-të, Barcelonës ia “skuqen” me karton edhe trajnerin, Xavi Hernandez.

Gundogan humbi një mundësi të mirë për të barazuar rezultatin e përgjithshëm në 4:4, në ndeshjen ndaj PSG-së që po zhvillohej në Montjuic, por ai e humbi këtë mundësi.

Xavi u zemërua keq dhe protestoi me britma, raporton Indeksonline.

Gjyqtari i ndeshjes, rumuni Istvan Kovacs, i dha karton të kuq Xavit.

Pas disfates, Xavi deklaroi se gjyqtarit i tha se “ishte një katastrofë”.

“Është për të ardhur keq, Liga e Kampionëve përfundoi për ne për shkak të gabimit të gjyqtarit. Sapo i thashë arbitrit se ai ishte një katastrofë. Është realiteti” deklaroi Xavi.

Barcelona u mposht me rezultat të përgjithshëm 4:6, duke u skualifikuar nga Liga e Kampionëve./Indeksonline/