09:44 / E Enjte, 25 Prill 2024 / G T

Xavi e konfirmon sot vazhdimin te Barcelona, në këtë orë mbahet konferenca

Skuadra e Barcelonës pritet që sot nga ora 13:00 ta zyrtarizoj vazhdimin e bashkëpunimit me trajnerin, Xavi Hernandez.

Edhe pse para disa muajsh, trajneri spanjoll kishte deklaruar se po largohet në fund të sezonit nga klubi katalunas, gjithçka u ndryshua duke parë formën e klubit në ndeshjet e fundit, shkruan Indeksonline

Xavi pritet të vazhdoj me Barcelonën deri në vitin 2025, me mundësi vazhdimi edhe për një vit tjetër.

Lajmi do të konfirmohet sot, pasi skuadra e Barçës njoftoi publikun se Juan Laporta dhe Xavi do të mbajnë konferencë për media./Indeksonline/