23:06 / E Diele, 26 Maj 2024 / G T

Xavi e mbyll me fitore aventurën si trajner i Barcelonës

Skuadra e Barcelonës ka shënuar fitore 2:1 ndaj Sevillas në ndeshjen e fundit të këtij sezoni në La Liga.

Golat për ekipin katalunas i realizuan: Robert Lewandowski dhe Fermin Lopez, shkruan Indeksonline

Kurse të vetmin për ekipin vendas e realizoi sulmuesi, En Nesyri.

Kujtojmë që kjo ishte ndeshja e fundit e Xavit si trajner i Barcelonës.

Barça me këtë fitore e mbyll sezonin në pozitën e dytë në tabelë me 85 pikë./Indeksonline/