19:10 / E Diele, 06 Shkurt 2022 / C E

Xavi: Të gjithë pamë sot Barcelonën që të gjithë duam

Xavi ka folur në një konferencë për shtyp pas fitores së thellë ndaj Atletico Madrid me rezultatin 4-2.

Para se Dani Alves të ndëshkohej me kartonin e kuq, ne po luanim një ndeshje perfekte. 60 minutat e para të lojës përfaqësuan Barcelonën që të gjithë duam“, tha Xavi pas ndeshjes.

Dembele? Do të doja që tifozët tanë mos ta kritikojnë apo ta ofendojnë djaloshin. Por ta mbështesin dhe t’i japin kurajo. Ai do të na ndihmojë me aftësitë e tij deri në ndeshjen e fundit të sezonit“, shtoi trajneri i Barcelonës.

Barcelona ngjitet në vendin e katërt me 38 pikë, dy më shumë se Atletico Madrid. /IndeksOnline/