22:21 / E Diele, 16 Prill 2023 / C E

Xavi u ankua për barin, trajneri i Getafes i kthen përgjigjen epike

Barcelona barazoi 0-0 me Getafen, pa lënë përshtypje me paraqitjen e saj.

Pas ndeshjes, Xavi bëri deklarata të diskutueshme, pasi nuk u përqendrua aq shumë te performanca e skuadrës së tij sesa te kushtet në të cilat u zhvillua ndeshja, duke komentuar gjendjen e keqe të fushës dhe faktin që ndeshja u luajt shumë herët.

Quique Flores, trajneri i Getafes, është përballur me shumë humor me atë që ka thënë Xavi të cilit i ka thënë:

“Nuk dua të flas për këtë, bari ishte i mirë, i bukur. E njëjta gjë për të dyja skuadrat. Ne luajtëm në kushtet që ishin më të mira për ne dhe nuk bëmë asgjë që nuk ishte e përcaktuar me rregullore. Nëse dielli i ka mërzitur kaq shumë, çfarë të them le të vendosim një krem ​​hidratues “Nivea After Sun”, tha spanjolli.