12:12 / E Premte, 27 Korrik 2018 / indeksADMonline

Xhaferi: Demaçi, hero i kombit e vizionar i pashoq

Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë, Talat Xhaferi, vlerësoi lartë veprimtarin e shquar të çështjes kombëtare, Adem Demaçin.

Xhaferi në fjalimin e tij në Kuvendin e Kosovës, tha se nuk është e lehtë të përshkruhet vepra madhështore e Adem Demacit, të cilin e quajti hero të kombit e vizionar të pashoq.

“Heroi i kombit, simboli i rezistencës kombëtare, liridashësi, atdhetari ,vizionari dhe shkrimtar i dalluar. Adem Demaçi e kishte gjithmonë shikim lart, kah ardhmëria më e ndritur për kombin dhe shtetin. Nuk u ndal kurrë se menduari se si të krijohet një shtet i pavarur e demokratik”.

“Personalitet unik që është i paharrueshëm. Do të jetë trashëgimi që do e ruajmë do e vlerësojmë dhe nderojmë, dhe do ta vazhdojmë”.

Temat: