13:34 / E Hënë, 24 Shkurt 2020

Xhaka harron problemet, i kthehet normalitetit

Granit Xhaka si duket i ka lënë prapa problemet që e shoqëruan gjatë këtij sezonit, sidomos nën drejtimin e Emeryt.

Ylli shqiptar ka pasur probleme me tifozët pasi është fishkëlluar gjatë një ndeshjeje kundër Crystal Palacet, shkruan Indeksonline.

Ardhja e Mikel Artetasit e ka stabilizuar mesfushorin dhe tani i është rikthyer normalitetit dhe formës së mirë që e karakterizonte gjithmonë.

Javët e kaluara kanë qenë shumë intensive. Bisedimet me trajnerin e ri ishin të shkëlqyera! Kushdo që më njeh e di se unë gjithmonë e shtyj veten deri në kufi. Për klubin, tifozët dhe për familjen time! Le të ecim përpara Gunners“, ka shkruar Xhaka në Facebook. /IndeksOnline/