20:55 / E Enjte, 20 Tetor 2022 / Gj. Sh

Xhaka i sjell fitoren Arsenalit dhe kualifikimin tutje (VIDEO)

Arsenali ka fituar ndeshjen e mbetur në Europa League kundër PSV-së.

Topçinjët fituan me rezultat minimal 1-0, shkruan IndeksOnline.

Golin e vetëm në këtë ndeshje e ka shënuar futbollisti me preardhje nga Kosova, Granit Xhaka.

Me këtë fitore Arsenali ka siguruar edhe kualifikimin tutje në Europa Leage, pasi ka shkuar në kuotën e 12 pikëve në Grupin A, kur kanë mbetur edhe dy ndeshje,

PSV renditet në vendin e dytë me 7 pikë e ndjekur nga Bodo/Glimt me 4 pikë, ndërsa Zurich nuk ka asnjë pikë./IndeksOnline/