08:46 / E Enjte, 21 Mars 2019 / indeksADMonline

Xhaka me surprizë fantastike për djaloshin me sindrom Down

Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Personave me Sindromën Down. E pikërisht në shënimin e kësaj dite, Granit Xhaka ka vendosur të publikoj një video fantastike.

Xhaka ka kaluar kohë me Julian-in, një djalosh i prekur nga sindroma Down, e ku theksoi se ai është inspirim për të.

“Julian, ti je një inspirim për mua. Nuk ka rëndësi nëse gjëra shkojnë mirë apo keq, ti gjithmonë më dhuron energji pozitive dhe ishte kënaqësi të të surprizoja në Londër”, shkruajti Xhaka, transmeton Indeksonline.

Ai i dhuroi djaloshit edhe një triko të ‘Arsenalit’ me emrin e tij dhe kaloi një ditë të plotë me të, madje edhe duke stërvitur me të.

Padyshim se kjo është një gjë e mrekullueshme nga ana e Granitit, se si arriti ta bënte kaq të lumtur Julian-in i cili në asnjë moment nuk hezitoi të hidhej në përqafimin e tij. Fëmijët janë thjeshtë të mrekullueshëm, seili në mënyrën e vetë./Indeksonline/