18:06 / E Enjte, 25 Tetor 2018 / indeksADMonline

Xhaka nga minuta e parë në Portugali – por, me pozitë tjetër në formacion

Arsenali do ta zhvillojë sonte ndeshjen e tretë në kuadër të fazës së grupeve në Europa League.

Dy ndeshjet e para, londinezët i kanë fituar, ndërsa të njejtën e synojnë edhe sonte ndaj Sportingut të Lisbonës në Portugali.

Si Arsenali, ashtu edhe Sportingu i ka fituar dy ndeshjet e para, kështu që fati i grupit mund të përcaktohet paksa nga kjo ndeshje, transmeton IndeksOnline.

I pazëvendësueshëm në 11-shen startuese të Unai Emeryt tek Arsenali mbetet mesfushori me prejardhje kosovare, Granit Xhaka.

Xhaka nuk do të luajë në rolin e tij të zakonshëm, në mesfushë, por në krahun e majtë të mbrojtjes, shkaku i problemeve me lëndime në këtë repart.

Ndërsa, për ndeshjen e sontme, Emery ka vendosur që mbrojtësin nga Gostivari, Shkodran Mustafi ta lë në bankën rezervë.

Sporting CP:

Arsenal:

/IndeksOnline/