11:46 / E Martë, 19 Dhjetor 2023 / L K

Xhaka nuk e harron Arsenalin: Do të shkoj për ta shikuar ndeshjen e fundit të dimrit, dua të përshëndetem siç duhet

Granit Xhaka po kalon një sezon fantastik me ekipin e tij të ri, Bayer Leverkusenin në Bundesliga.

Ekipi i tij është ende i pamposhtur në Bundesliga dhe ndodhet në vendin e parë, me paraqitje fantastike.

Xhaka thotë se në momentin e parë kur foli me Alonson, e kuptoi se do transferohet në Bundesligë – pavarësisht se nuk ishte e lehtë për shkak të familjes.

“E dija se doja të vija këtu në Leverkusen në momentin që fola me Xabin dhe Simonin”.

“Të jem i sinqertë, ajo (gruaja e tij, Leonita) ishte kundër. Jo kundër që ne të shkojmë në Leverkusen, por kundër që ne të largohemi nga Londra. Nëse keni jetuar një herë në Londër, dëshironi të qëndroni atje – veçanërisht me familjen. Ne menduam ‘Çfarë të bëjmë me shkollën?’, fëmijët e mi kanë lindur atje, kanë bërë shumë miq. Por në fund, ishte një vendim i lehtë, edhe për gruan dhe fëmijët e mi, sepse ata e panë planin”.

“Unë erdha këtu për të udhëhequr këtë ekip të ri pak falë përvojës sime në një nivel të lartë jashtë vendit.”

Granit Xhaka dhe gruaja e tij, Leonita, do të përfitojnë nga pushimi i ardhshëm dimëror i futbollit gjerman për të ndjekur ndeshjen e Arsenalit në shtëpi kundër West Hamit më 28 dhjetor.

“Do të jetë shansi ynë për t’u thënë lamtumirë lojtarëve, stafit dhe tifozëve siç duhet”, përfundoi Xhaka për The Athletic.