Xhakës i merret shiriti i kapitenit, i jepet Aubameyangit
Po vazhdojnë sanksionet ndaj Granit Xhakës pas përplasjes me tifozët në ndeshjen e Premierligës.
Pasi mbeti jashtë listës për tri ndeshje, Xhakës tashmë i është marrë edhe shiriti i kapitenit, shkruan Indeksonline.
Ylli shqiptar nuk do të jetë më kapiten, derisa në vend të tij është caktuar Aubameyang.
Lajmin e ka konfirmuar trajneri Unai Emery në konferencën për shtyp para ndeshjes së Europa League. /IndeksOnline/