13:30 / E Hënë, 25 Tetor 2021 / AR

‘Xhbanja’ ia kris këngës në ‘BBV’, banorët i sugjerojnë të bëhet këngëtare

Në BBV kemi pasur rastin të shohim skena nga më të ndryshmet.

Banorët kanë provuar veten dhe në fusha të tjera, duke u mësuar të lajnë, gatuajnë e të fshijnë ambientin ku po qëndrojnë, shkruan Indeksonline.

Ishte ‘Xhbanja’ ajo e cila befasoi të gjithë banorët me talentin e saj si këngëtare.

Ajo ia ‘krisi’ këngës ‘Çka me bo’, ku mbeten gojëhapur të gjithë pjesëmarrësit.

Nga zëri i saj, ata e sugjeruan të merrej me muzikë e të distancohet nga fusha e aktrimit./Indeksonline/