19:21 / E Enjte, 18 Gusht 2022 / Gj. Sh

”Xhebrailat” në numër të madh mbështesin Ballkanin në Shkup (FOTO)

Ballkani sonte do ta zhvillojë ndeshjen e parë kundër skuadrës shqiptare nga Maqedonia, Shkupit.

Ndeshja e vlefshme për fazën e ‘play-off’-it në Ligën e Konferencës, shkruan IndeksOnline.

Skuadra e Ballkanit në këtë ndeshje do ta ketë përkrahjen e një numri të madh të tifozëve të tyre ”Xhebrailat”.

Ata kanë udhëtuar në mënyrë të organizuar për ta përkrahur klubin e tyre të zemrës.

Ndërsa ata të cilët nuk mund të jenë të pranishëm në stadium, ndeshjen mund ta shikojnë përmes televizionit publik të Kosovës RTK, dhe kanaleve të Supersport.

Ndeshja Shkupi-Ballkani luhet në stadiumin ”Todor Proeski” në Shkup dhe fillon në orën 21:00./IndeksOnline/