10:41 / E Premte, 16 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Xhemajlaj takoi prefekten e Barit Marialisa Mango

Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Isa Xhemajlaj gjatë qëndrimit në një vizitë në Republikën e Italisë, i shoqëruar nga konsulli në Bari, Arben Muhameti ka takuar, Marialisa Mango, prefekte e Barit dhe njëkohësisht përgjegjëse e emergjencave për jugun e Italisë zona e nëntë.

Me këtë rast zëvendësministri Xhemajlaj falënderoi prefekten për pritjen, njëkohësisht për ndihmën që ka dhënë Republika e Italinë në konsolidimin e demokracisë dhe aspekteve që kanë ndihmuar në zbatimin e rendit dhe ligjit në Kosovë.

Zëvendësministri Xhemajlaj i njoftoi edhe rreth gjendjes së Agjencisë për Menaxhim të Emergjencave dhe mundësitë e bashkëpunimit me prefekturën e Bbarit për të ndihmuar Republikën e Kosovës në trajnime specifike sa i përket fushës së emergjencave.

Prefektja e Barit znj. Marialisa Mango premtoi se do të angazhohet për të gjetur mundësitë që të përkrahë Agjencinë e Kosovës për Menaxhim të Emergjencave.