14:00 / E Diele, 10 Mars 2024 / LB

Xhemati në Llugë të Podujevës i bllokon hyrjen e Xhamisë së fshatit hoxhës së ri, intervenon edhe policia

Dhjetëra fshatarë të Llugës së Podujevës kanë bllokuar hyrjen e Xhamisë së këtij fshati.

Xhamia e re që u ndërtua aty, s’po mund të hapet.

E për këtë punë është veç një arsye.

Xhemati s’po e do hoxhën e ri të këtij fshati. Anise i njejti e ka dritën e gjelbër të BIK-ut për të vepruar atje.

E teravitë në muajin e shenjtë të Ramazanit, fshatarët e Llugës, zor se mund t’i falin në xhaminë e fshatit me hoxhën e emëruar nga BIK-u.