Xherdan Shaqiri del negativ në testin e fundit për Covid-19, gati të luajë për Zvicrën

Mesfushori i Liverpoolit, Xherdan Shaqiri në testin e fundit për Covid-19 ka rezultatuar negativ dhe kjo i jep atij dritën e gjelbërt që të paraqitet me kombëtaren e Zvicrës kundër Spanjës.
Të shtunën me fillim nga ora 20:45, Spanja dhe Zvicra do të zhvillojnë takimin e play-offit të Ligës së Kombeve, ku sipas të gjitha gjasave, Shaqiri do të luajë për Zvicrën, por duhet pritur vendimi i UEFA-s, shkruan IndeksOnline
“Komiteti Shëndetësor i UEFA-s tani duhet të vendosë se a është i gatshëm ai të luajë të shtunën. Në këtë fazë, është e pamundur të dihet kur do të merret vendimi” – thuhet në Komunikatën e Federatës zvicerane.