14:31 / E Shtunë, 08 Shtator 2018 / indeksADMonline

Xherdan Shaqiri tregon se çka e shtyri të vinte tek Liverpool

I shoqërueshëm, entuziastë dhe kërkues – kështu e ka përshkruar futbollisti shqiptarë trajnerin e tij tek Liverpool, Jurgen Klopp, transmeton Indeksonline.

“Ai është një trajnerë shumë i mirë por për mua rëndësi ka karakteri i tij.  Ai ka një karakter të mirë, mund të bësh shaka me të po sigurisht duhet të fokusohesh në fushë dhe të japësh gjith­çka” tha Shaqiri në intervistën e tij për revistën zyrtare të Liverpool.

“Ju mund të shihni marrëdhëniet që ka me lojtarët gjatë gjithë kohës, ai është i shoqërueshëm kur flet me ata dhe kjo ishte me rëndësi që unë të vija këtu dhe të punojë me të” vazhdoj Shaqiri.

Shaqiri po ashtu foli për debutimin e tij në një ndeshje zyrtare si lojtarë i ‘The Reds’.

“Debutimi në ndeshjen kundër West Ham ishte eksperienca ime e parë si lojtarë i Liverpool në një ndeshje zyrtare dhe ishte një ndjesi e mrekullueshme”

“Po ashtu ishte edhe një atmosferë e mrekullueshme dhe ta jetoj atë eksperiencë ishte e pabesueshme dhe një ëndërr e bërë realitet për mua”

“Unë jam duke shikuar të luaj më shumë minuta në këtë stadium të mrekullueshëm” përfundoj Xherdan Shaqiri./Indeksonline/