15:54 / E Premte, 18 Janar 2019 / indeksADMonline

Xiaomi bën hap gjigant për të hyrë në tregun evropian

Duke e parë suksesin në kontinentet tjera, kompania e telefonave të mençur, Xiaomi ia ka bërë qëllim vetës që të depërtoj edhe në tregun evropian.

Për të realizuar këtë qëllim, Xiaomi ka hapur dyqanin e ri në Paris, transmeton Indeksonline.

Menjëherë pas hapjes, shumë klienta janë rreshtuar para dyqanit për të blerë telefona.

Qendra e re në Paris, është më e madhja në Evropë për kompaninë Xiaomi./Indeksonline/