13:33 / E Hënë, 04 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Xiaomi Black Shark 2 arrin në mars ose prill

Duket sikur Xiaomi po i afrohet fundit të punës për krijimin e telefonit të tij të tretë të brezit të quajtur Black Shark 2.

Në një publikim në faqen Weibo, drejtori i prodhimit të kompanisë informoi se ka parë një telefon të ri Black Shark, për të cilin thotë se është atraktiv dhe ka karakteristika të shkëlqyeshme.

Tashmë dihet se Xiaomi po punon në pasardhësin e telefonit të tij Black Shark që nga viti 2017, dhe pajisja do të ketë procesor Snapdragon 855, të paktën 8GB RAM dhe sistem operativ Android 9 Pie.

Pas telefonit të tij të parë të lojërave, Xiaomi lansoi edhe Shark Helo me 10 GB RAM në muajin tetor. Pas publikimit të këtij sistemi, pritet që Black Shark 2 të arrijë në mars ose prill.