16:28 / E Premte, 04 Janar 2019 / indeksADMonline

Xiaomi planifikon të bëjë hapin e madh në teknologji!

Viti 2019 pritet të jetë i telefonave të palosshëm. Kompani si Samsung dhe Huawei vetëm se kanë paralajmëruar që do të sjellin telefona të këtij lloji.

Edhe kompania Xiaomi pritet që të sjellë një telefon të palosshëm. Por do të jetë më ndryshe se të gjithë të tjerët, transmeton Indeksonline.

Sipas raportimeve të ‘ET News’, Xiaomi po planifikon të sjellë telefonin e palosshëm me tri panele.

Xiaomi duhet të bëjë telefona më ndryshe nga të tjerët ndryshe rrezikon të humbas konsumatorë./Indeksonline/