12:33 / E Mërkurë, 15 Janar 2020 / indeksADMonline

Yagcilar, Hyseni e Berisha marrin pjesë në 21-vjetorin e Masakrës së Reçakut

Në 21-vjetorin e Masakrës së Reçakut, e cila konsiderohet si njëra prej ngjarjeve më të dhimbshme në historinë më të re të Kosovës, mori pjesë ministri në detyrë i MAP-së, Mahir Yagcilar bashkë me zv.ministrin në detyrë Hajredin Hysenin dhe sekretarin e ministrisë Artan Berisha.

Ai, me këtë rast vlerësoi: “Kjo ngjarje e rëndë tronditi, jo vetëm opinionin  e brendshëm, por edhe atë ndërkombëtar, duke lëvizuar edhe diplomacinë ndërkombëtare për të ndërmarrë hapat për ndërprerjen e dhunës dhe të krimeve në Kosovë të ushtruara nga ushtria dhe policia serbe”.

Yagcılari me këtë rast deklaroi se më 15 janar 1999 , dita kur 45 civilë të pafajshëm u vranë nga forcat militare serbe,  ishte simbol i luftës në rrugën e pavarësisë së Republikes së Kosovës dhe populli i Kosovës nuk do t’i harrojë kurrë këta heronj që sakrifikuan jetën e tyre për hirë të atdheut të tyre.

Image may contain: 3 people, people standing, flower and outdoor
Image may contain: 4 people, people standing, sky and outdoor