Sa larg shkuan shqipet në Kupën e Botës?!
Edicioni i Kupës së Botës 2026 solli një përfaqësim të kufizuar të futbollistëve shqiptarë, me vetëm tre lojtarë që morën pjesë në turneun më prestigjioz të futbollit.
Më së largu shkoi kapiteni i Zvicrës, Granit Xhaka, së bashku me Ardon Jasharin. Dy mesfushorët ishin shumë pranë një kualifikimi historik në gjysmëfinale, por Zvicra u eliminua në çerekfinale pas humbjes 3:1 ndaj Argjentinës, shkruan Indeksonline
Ndërkohë, Besfort Zeneli, i cili përfaqësoi Suedinë, e përfundoi aventurën në raundin e 1/32-ës, pasi kombëtarja suedeze nuk arriti të vazhdonte më tej në garë.
Edhe pse numri i futbollistëve shqiptarë në këtë Kupë Bote ishte i vogël, paraqitjet e tyre dëshmuan edhe një herë potencialin e futbollistëve me prejardhje shqiptare në arenën ndërkombëtare.
Me zhvillimin e brezit të ri të talenteve, pritet që në edicionet e ardhshme të Kupës së Botës numri i futbollistëve shqiptarë të jetë edhe më i madh./Indeksonline./

