14:03 / E Martë, 05 Qershor 2018 / indeksADMonline

Yaya Toure do të luaj për rivalët e City me pagesë javore 1 £

Yaya Toure do të bashkohet me një nga rivalët e Manchester City për 1 funtë në javë, si shenjë hakmarrje ndaj Pep Guardiolas, pohon agjenti i tij.

Mesfushori i Bregut të Fildishtë ka akuzuar ish trajnerin e tij në City dhe Barcelonë se ka një problem me lojtarët afrikanë në një intervistë shpërthyese në Francë.

Agjenti i tij, Dmitry Selyuk, ka thënë për Sport 24 se klienti i tij 35 vjeçar do të bashkohet me Arsenalin, Chelsea, Manchester United, Tottenham apo Liverpool në shenjë revolte.

Selyuk tha: Yaya ka shumë oferta nga vende të ndryshme, ku ata janë të gatshëm të paguajnë shumë para, por ne vendosëm t’ia dedikojmë sezonin e ardhshëm Guardiolës dhe për t’iu treguar edhe tifozëve të Manchester Cityt se Yaya nuk ka përfunduar në futboll. Ai është plot energji dhe dëshiron të luajë edhe sezonin e ardhshëm në Angli.

“Unë besoj se një lojtar si Yaya nuk do ta refuzonte Arsenalin, Chelsean, Manchester Unitedin, Tottenhamin dhe Liverpoolin. Yaya është një fitues” ./IndeksOnline/